Bota

Ndihmuan çeçenin të vrasë mësuesin, adoleshentët dalin para gjyqit

Samuel Paty u vra në mënyrë makabre në vitin 2020 nga një refugjat çeçen. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur, pasi mësuesi ka treguar karikatura të profetit Mumahed gjatë orës së mësimit.

D.XH
Ndihmuan çeçenin të vrasë mësuesin,
Samuel Paty

FRANCË - Gjashtë adoleshentë francezë të akuzuar për bashkëpunim, në vrasjen e një mësuesi, do të dalin sot në gjyq. Adoleshentët ishin të moshës nga 13 deri në 15 vjeç në kohën e vrasjes së Samuel Patit në vitin 2020, nga ana e një refugjati çeçen.

Të dyshuarit akuzohen se kanë bashkëpunuar me vrasësin çeçen, që ky i fundit të kryente krimin.  Ata përballen me një maksimum prej 2.5 vjet burg. Paty u ther me thikë dhe iu pre koka më 16 tetor 2020, pasi thuhet se u tregoi studentëve karikatura të Profetit Muhamed, kur po diskutohej liria e shprehjes.

E dyshuara më e re ishte 13 vjeçe në kohën e vrasjes. Ajo ka deklaruar se mësuesi iu ka thënë studentëve myslimanë, që të largohen nga klasa. Ajo në fakt kishte munguar në klasë atë ditë. Megjithatë, babai i saj postoi video në mediat sociale, duke bërë thirrje që mësuesi Paty të pushohej nga puna. Prokurorët besojnë se këto video e shtynë çeçenin 18-vjeçar Abdoullah Anzorov të udhëtonte rreth 80 km (50 milje) nga Normandia në Conflans-Sainte-Honorine, afër Parisit, për të kryer vrasjen.

Pesë të dyshuarit e tjerë në këtë rast supozohet se e kanë ndihmuar Anzorovin të identifikojë zotin Paty në shkollë në këmbim të një pagese prej 300 € (260 £). Njëri tha se Anzorov i tha atij se donte të filmonte Patyn duke kërkuar falje për shfaqjen e karikaturave të profetit Muhamed.

Një gjyq i dytë do të hapet vitin e ardhshëm për tetë të rritur, të akuzuar gjithashtu për bashkëpunim në vrasje. Këtu përfshihet Brahim Chnina, babai i vajzës 13-vjeçare, e cila ndodhet në gjyq. Prokurorët kanë akuzuar dy miqtë e Anzorov si bashkëpunëtor në një vrasje terroriste. Një burrë akuzohet se e shoqëroi Anzorovin për të blerë armë, tjetri se e kishte çuar në shkollën ku zoti Paty jepte mësim ditën e vrasjes./BBC - Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB