Bota

Në kërkim për grabitje dhe armëmbajtje pa leje, arrestohen dy shqiptarë në Greqi

Autorët kanë tentuar të largohen duke bërë manovra të rrezikshme, ndërsa gjatë ndjekjes kanë hedhur një pistoletë me karikator me 4 gëzhoja.

f.t
Në kërkim për grabitje dhe armëmbajtje pa leje, arrestohen
FOTO ILUSTRUESE

GREQI-Policia greke ka vënë në pranga dy shqiptarë. Një 30-vjeçar është ndaluar në kufirin greko-shqiptar në Sajadhë të Igumenicës nga sektori i verifikimit të pasaportave në bashkëpunim me policinë e Filatit. Ai rezultonte person i shpallur në kërkim i dënuar me 5 vjet heqje lirie për “bashkëpunim të thjeshtë në grabitje” nga Gjykata e Nafplios. 

Ndërkohë në Kordhelio të Selanikut, policia greke ka tentuar të ndalojë një automjet ku ndodheshin dy persona, raportojnë mediat greke. Pasi është ndaluar mjeti, janë vënë në pranga dy personat që ndodheshin në të, një shqiptar 33 vjeç dhe një grek 37 vjeç. Autorët kanë tentuar të largohen duke bërë manovra të rrezikshme, ndërsa gjatë ndjekjes kanë hedhur një pistoletë me karikator me 4 gëzhoja./ZËRI

Poll

MOS HUMB