
BRITANI E MADHE- Një luftë e përgjakshme për kontrollin e tregtisë së heroinës në Londër ka shkaktuar një përplasje me armë zjarri në kryeqytetin britanik, që lanë plagosën një 9-vjeçare. Të shtënat ishin pasoja e një beteje të gjatë mes dy bandave rivale të njohura si Tottenham Turks dhe Hackney Bombacilar, që do të thotë bombardues në turqisht.
Një plumb përfundoi në kokën e një vajze 9-vjeçare.
“Ajo ishte ulur me prindërit e saj. Dëgjova një zhurmë sikur shpërtheu goma e makinës dhe kur u ktheva, pashë vogëlushen të shtrirë në dysheme. Nuk mund ta harroj atë moment,”- tha pronari i restorantit i tronditur.
Vajza e vogël, familja e së cilës u zhvendos në Britaninë e Madhe nga India dy vjet më parë, tani po lufton për jetën e saj në spital. Përveç saj, të tre të plagosurit e tjerë që u qëlluan aksidentalisht mendohet se kishin lidhje me "Bombacilar". Njëri prej tyre ishte liruar së fundmi nga burgu.
Policia mund të mos e ketë kapur ende autorin, por e di ku të drejtohet. Autori mendohet se ka lidhje me botën e krimit turk. Kjo bandë është shumë mizore pasi është e përfshirë në tregtinë e drogës, zhvatjen, torturën dhe brutalitetin ndaj atyre që i pengojnë.
Banda Bombacilar ka fituar një reputacion të frikshëm në komunitetin turk të Londrës dhe drejtohet nga vëllezërit Baybasin. Grupi drejtohej më parë nga 67-vjeçari Huseyin Baybasin, i cili është përshkruar si "Pablo Escobar i Evropës" pasi mori nën kontrolin e tij pjesën më të madhe të heroinës së eksportuar nga fushat me lulekuqe të Afganistanit që në vitet 1970. Ai aktualisht është duke vuajtur një dënim të përjetshëm në Holandë pasi u dënua për trafik droge dhe komplot për vrasje në vitin 2001. Pas dënimit të tij, "biznesi familjar" u mor përsipër nga vëllai i tij më i vogël, Abdullah Baibasin, 64 vjeç, i cili është i burgosur edhe pse ndodhet në karrige me rrota. Ai punonte si informator për Doganat e Mbretërisë së Bashkuar dhe M15, duke ofruar informacione për politikanë të lartë turq të përfshirë në tregtinë e drogës. Në këmbim të punës që kishte bërë, ai u lejua që të transferohej në Angli në mesin e viteve 1990 së bashku me bashkëpunëtorë të tjerë dhe iu dha azil politik.
Shumë shpejt ata nisin që të kontrollonin 90% të tregut të heroinës në Mbretërinë e Bashkuar. Ndër vite, ata kanë pasur përplasje të ashpra me rivalët e tyre kryesorë, turqit e Tottenhamit, të cilat kanë rezultuar në më shumë se 20 vrasje dhe një seri rrëmbimesh dhe akte të tjera brutale dhune./ZËRI