IZRAEL-Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të enjten se i ka dhënë një udhëzim Izraelit që të fillojë bisedimet e paqes me Libanin, të cilat do të përfshijnë edhe çarmatosjen e Hezbollahut.
"Në dritën e kërkesave të përsëritura të Libanit për të hapur negociata të drejtpërdrejta me Izraelin, dje i dhashë udhëzime kabinetit që të fillojë negociatat e drejtpërdrejta me Libanin sa më shpejt të jetë e mundur. Negociatat do të përqendrohen në çarmatosjen e Hezbollahut dhe vendosjen e marrëdhënieve paqësore midis Izraelit dhe Libanit,"-tha Netanyahu.
Një orë para deklaratës së Netanyahut, presidenti libanez Joseph Aoun tha se “e vetmja zgjidhje për situatën në Liban është arritja e një armëpushimi midis Izraelit dhe Libanit, e ndjekur nga negociata të drejtpërdrejta midis tyre”. Ai tha se po punonte në një rrugë diplomatike për këtë çështje, e cila po fillonte të shihej “pozitivisht” nga aktorët ndërkombëtarë.
Izraeli nisi një ofensivë të rinovuar kundër Hezbollahut pasi milicia e mbështetur nga Irani filloi të qëllonte Izraelin më 2 mars. Sulmet izraelite kanë vrarë rreth 1,700 njerëz dhe kanë zhvendosur më shumë se një milion njerëz, sipas autoriteteve libaneze.