Bota

Ngjarja tronditëse në Kosovë/ Ky është vrasësi i 21-vjeçares

Ish-bashkëshorti Valon Aliu, 36-vjeç qëlloi për vdekje me armë zjarri Erona Coklin 21 vjeç.

f.t
Ngjarja tronditëse në Kosovë/ Ky është vrasësi i
Valon Aliu

KOSOVË- Është identifikuar autori i ngjarjes së rëndë në Kosovë, ku pas disa të shtënave me armë zjarri, një grua mbeti e vrarë, teksa një person tjetër u plagos. Ish-bashkëshorti Valon Aliu, 36-vjeç qëlloi për vdekje me armë zjarri Erona Coklin 21 vjeç. Aliu është vendosur nga pranga, edhe pse tentoi që të largohej nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja e rëndë ndodhi në ambientet e Qendrës për Punë Sociale, ku i plagosur mbeti edhe vëllai i viktimës. 15-vjeçari është dërguar në spital, pasi ka marrë një plumb në dorë, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Lidhur me ngjarjen, drejtoresha e institucionit për Punë Sociale në Ferizaj, Adelina Rexhepi Braha, si dëshmitare e ngjarjes së rëndë ka treguar për mediat vendase se të shtënat me armë zjarri ndodhën kur palët nisën një përplasje verbale me njëri-tjetrin. Gjithçka ndodhi pasi ish-bashkëshorti ktheu djalin e tyre, në në Qendrën për Punë Sociale, ku ishte e strehuar tashmë viktima./ZËRI

Poll

MOS HUMB