
Autori i vrasjes
GREQI- Një ngjarje e rëndë është raportuar në Greqi ditën e sotme, ku një 35-vjeçar ka vrarë me thikë babain e tij 62-vjeçar në orët e para të mëngjesit.
Sipas informacioneve nga policia i riu pasi ka vrarë të atin ka njoftuar vetë autoritetet.
Ai ka rrëfyer se ngjarja e rëndë ka ndodhur si pasojë e dhunës së vazhdueshme të nënës së tij nga ana e babait. 35-vjeçari tregoi se babai i tij ishte i dehur dhe ditën e sotme ka tentuar ta dhunojë sërish nënën e tij.
“Ai u përpoq të sulmonte nënë time, unë nuk durova dot dhe e vrava”, ka thënë ai.
I riu është shoqëruar për në komisariat ku do të përballet me akuzën e vrasjes.
Poll