Bota

OBSH ngre alarmin: Duhani dhe alkooli 'vrasin' 2,7 milionë persona çdo vit në Europë

Shifrat pasojnë një studim të vitit 2023, i cili zbuloi se alkooli, duhani, ushqimet dhe pijet e përpunuara dhe lëndët djegëse fosile shkaktuan 19 milionë vdekje në vit globalisht.

f.t
OBSH ngre alarmin: Duhani dhe alkooli 'vrasin' 2,7 milionë
FOTO ILUSTRUESE

SHBA- Duhani, alkooli, ushqimet ultra të përpunuara (UPF) dhe lëndët djegëse fosile vrasin 2.7 milionë njerëz në vit në Evropë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), e cila u ka bërë thirrje qeverive të vendosin rregulla më të ashpra për produktet që dëmtojnë shëndetin, shkruan The Guardian.

Sipas raportit industritë e fuqishme po nxisin sëmundjet dhe vdekjen e parakohshme duke abuzuar me marketingun dhe reklama, si dhe duke ndërhyrë në përpjekjet e qeverive për të parandaluar sëmundjet vrasëse si kanceri, sëmundjet e zemrës dhe diabeti. Raporti i ri llogarit se duhani, lëndët djegëse fosile, UPF dhe alkooli janë përgjegjës për më shumë se 7,400 vdekje çdo ditë në 53 shtetet e Evropës. Në përgjithësi, të katër industritë shkaktojnë rreth 2.7 milionë vdekje në vit në Evropë, rreth një e katërta (24.5%) e të gjithë vdekshmërisë.

Shifrat pasojnë një studim të vitit 2023, i cili zbuloi se alkooli, duhani, ushqimet dhe pijet e përpunuara dhe lëndët djegëse fosile shkaktuan 19 milionë vdekje në vit globalisht.

OBSH vlerëson se duhani shkakton më shumë se 1 milion vdekje në vit, 10% e të gjitha vdekjeve në Europë.  Gati 600,000 persona vdesin çdo vit nga lëndët djegëse fosile (5% e të gjitha vdekjeve), ndërsa alkooli shkakton më shumë se 400,000 vdekje në vit. Dhe më shumë se 350,000 njerëz vdesin çdo vit nga konsumimi i tepërt i mishit të përpunuar, pijeve me sheqer dhe ushqimeve të yndyrshme dhe të kripura.

Analiza e OBSH-së tregon se të gjitha vendet evropiane janë jashtë rrugës për të përmbushur objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm të OKB-së për ndalimin e rritjes së obezitetit ose uljen e duhanpirjes në mesin e atyre të moshës 15 vjeç e lart me 30%. 53 vendet mes tyre konsumojnë më shumë alkool se çdo rajon tjetër në botë./ZËRI

Poll

MOS HUMB