Bota

VIDEO/ Sherr me grushte mes deputetëve në parlamentin italian

Mediat italiane shkruajnë se deputeti që sulmoi Donno-n është nga partia Lega Nord.

E.K
VIDEO/ Sherr me grushte mes deputetëve në parlamentin italian
Momentio i sherrit

ITALI- Sherr me grushte mes deputetëve në parlamentin italian. Ngjarja është regjistruar këtë të mërkurë gjatë diskutimit të projektligjit për autonomi të diferencuar. Raportohet se deputeti i partisë Lëvizja 5 Yjet, Leonardo Donno u godit teksa mbante një flamur tre ngjyrësh në dorë dhe ishte nisur për të ia dërguar ministrit Calderoli, ai u godit rrugës dhe u shemb në tokë. Mediat italiane shkruajnë se deputeti që sulmoi Donno-n është nga partia Lega Nord.

Më pas në sallën e parlamentit italian u bë kaos, ndërsa deputeti u largua nga Kuvendi me karrocë për shkak të gjendjes së tij./ZËRI

Poll

MOS HUMB