Bota

OKB: Hetim urgjent për varret masive në Gaza

Spitalet dhe objektet shëndetësore duhet të mbrohen sipas ligjit ndërkombëtar humanitar.

E.K
OKB: Hetim urgjent për varret masive në Gaza
Pamje nga një varr masiv

GAZA- Këshilli i Sigurimit i OKB-së bëri thirrje të premten për një hetim mbi varret masive të zbuluara pranë spitaleve në Rripin e Gazës. Varret që përmbajnë qindra trupa janë zbuluar javët e fundit pranë spitalit Nasser në Khan Younis dhe Al Shifa në qytetin e Gazës. Muajin e kaluar, Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut shprehu shqetësimin ndaj raporteve të zyrtarëve palestinezë se disa prej trupave të gjetur në një varr masiv i kishin duart e lidhura. Spitalet dhe objektet shëndetësore duhet të mbrohen sipas ligjit ndërkombëtar humanitar.

Izraeli i ka hedhur poshtë si të pabaza akuzat se ushtarët e tij varrosën trupat e palestinezëve në varre masive, duke argumentuar se disa varre u ekzaminuan si pjesë e kërkimit për pengjet ende të zhdukur në Rripin e Gazës.

“Këshilli i Sigurimit i OKB-së bën thirrje për hetime të menjëhershme, të pavarura, të plota, të detajuara, transparente dhe të paanshme për varret masive të zbuluara në komplekset spitalore Nasser dhe Al Shifa në Gaza”, thuhet në deklaratën e misionit britanik në Kombet e Bashkuara, në të cilën nënvizohet se duhet të ketë “përgjegjësi për shkeljet e ligjit ndërkombëtar”./ZËRI

Poll

MOS HUMB