Bota

OKB: Kolumbia vendos rekord të ri të prodhimit të kokainës

Shumica e kokainës kolumbiane është prodhuar me destinacion për në Shtetet e Bashkuara dhe Evropën.

k.m.
OKB: Kolumbia vendos rekord të ri të prodhimit të kokainës
Foto ilustruese

KOLUMBI- Kultivimi i gjetheve të cocas ishte 13 për qind më i lartë vitin e kaluar se në vitin 2021, ndërsa prodhimi i kokainës u rrit nga 1,400 ton në 1,738. Shifrat janë bërë me dije nga Zyra së OKB-së për Drogën dhe Krimin (UNODC). Sipas mediave të huaja, shumica e kokainës kolumbiane është prodhuar me destinacion për në Shtetet e Bashkuara dhe Evropën.

Sipas raportit, rreth gjysma e të korrave të drogës në Kolumbi gjenden në rezervat indigjene, rezervat pyjore dhe parqet natyrore. Shifrat e reja dolën një ditë pasi presidenti i parë majtist i Kolumbisë Gustavo Petro dhe homologu i tij meksikan Andres Manuel Lopez Obrador kritikuan të ashtuquajturën "luftë kundër drogës" që sipas tyre ishte e dështuar, edhe pse e udhëhequr vetë nga SHBA. Fushata ka përfituar vetëm shtimin e karteleve të drogës dhe ka nxitur dhunën, pa adresuar shkaqet rrënjësore të krimit si varfëria dhe papunësia. 

Politika e re po vjen

Petro, i cili mori detyrën vitin e kaluar, ka nxitur një amnisti për trafikantët e drogës, të cilët do të jenë të gatshëm të dorëzohen dhe të braktisin "biznesin". Presidenti ka propozuar gjithashtu blerjen e tokave për t'ua shpërndarë fermerëve të vegjël në mënyrë që të sigurojnë jetesën. Kultivimi i cocas është i paligjshëm, por një shtyllë kryesore për shumë njerëz në vendin e Amerikës së Jugut me 50 milionë banorë.

Kolumbia mbetet prodhuesi më i madh në botë deri tani, e ndjekur nga Peruja dhe Bolivia.

Poll

MOS HUMB