
IZRAEL- Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu dhe lideri i opozitës Benny Gantz ranë dakord për të krijuar një qeveri uniteti emergjente. Të dy njoftuan se Izraeli po formon një qeveri emergjente dhe një kabinet për menaxhimin e luftës për të udhëhequr luftën me Hamasin, i cili do të përfshijë vetëm Netanyahun, Ministrin e Mbrojtjes Yoav Galland dhe Gantz. Ky i fundit, më parë ka mbajtur gjithashtu postin e ministrit të Mbrojtjes.
Më herët, zëdhënësi i ushtrisë izraelite, i cili foli të mërkurën në Fox Neës, tha se operacioni tokësor në Gaza është i afërt.
"Ne po përgatitemi për të hyrë në Gaza,"-tha ai.
Ndërkohë, Izraeli ndërpreu energjinë elektrike në Rripin e Gazës, ku rreth 2.5 milionë palestinezë jetojnë të izoluar. Aktualisht Gaza është pa energji elektrike pasi i vetmi stacion gjenerues ndaloi së punuari.
Të paktën 1 055 njerëz janë vrarë në Gaza, që kur Izraeli filloi sulmet ajrore. Shifrat janë bërë publike nga Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza. Hamasi sulmoi Izraelin, duke vrarë mbi 1000 persona, ndërsa përgjigje të menjëhershmee kishte nga Izraeli, duke vrarë mbi 750 palestinezë./Zëri.ai/