Bota

Ovidio Marras, bariu që mundi oligarkët e betonit

Marras u përplas pafund në beteja ligjore me disa nga njerëzit më të fuqishëm të Italisë.

f.t
Ovidio Marras, bariu që mundi oligarkët e betonit
Ovidio Marras

ITALI- Ovidio Marras, bariu që bllokoi betonin në Capo Malfatano, duke penguar ndërtimin e një mega resorti luksoz nga kompania Sitas buzë detit në një nga zonat më të bukura dhe më të pandotura të bregdetit jugperëndimor të Sardenjës, humbi jetën në moshën 93-vjeçare. Marras arriti të fitonte atë që u quajt “beteja kundër betonit” në zonën e Capo Malfatano.

Mbrojtja e tokës në Sardenja

Lufta e Ovidio Marras kundër projektit dhe fitoret ligjore të arritura janë bërë një lloj simboli në mbrojtjen e brigjeve të Sardenjës ndër vite, shkruan notizie.virgilio.

Zona e Sardenjës ku ndodhen tokat e Marras, ku ai ishte rritur duke kullotur delet, konsiderohet si një nga zonat më magjepsëse në ishull. Pikërisht për këtë Sitas kishte zhvilluar idenë e ndërtimit të një objekti turistik të nivelit të lartë në këto vende,pranë detit.

Megjithatë, kompania nuk kishte marrë parasysh Ovidio Marras, i cili kurrë nuk ishte tunduar nga ofertat e mëdha financiare për të "hequr tokat". "Jo, nuk e shes , kjo është toka e babait tim dhe unë po e mbaj dhe ju nuk keni të drejtë të ndërtoni këtu përreth", kishte bërë të ditur bariu.

Ankesa e parë në gjykatë

Marras u përplas pafund në beteja ligjore me disa nga njerëzit më të fuqishëm të Italisë. Grupi sipërmarrës tentoi të siguronte, në veçanti, devijimin e rrugës së vjetër në fermën e Marrasit, gjë që dukshëm pengoi projektin e ndërtimit.

Fillimisht ai fitoi çështjen e devijimit të rrugës antike nga ferma e tij i mbështetur nga Italia Nostra. Më vonë, pasuan shumë padi të tjera pasuan derisa plani për ndërtimin e resortit gjigand u ndal. Për shumë vite Ovidio Marras vazhdoi të jetonte në “kasollen” e tij në bregdet, derisa gjendja shëndetësore e detyruan të kthehej në fshat tek të dashurit e tij./ZËRI

Poll

MOS HUMB