
KINË- Autoritetet kineze njoftuan sot se drejtori i një konsulence të huaj po përballet me akuzat për spiunim në kuadër të agjencinë britanike të inteligjencës "MI6". Ministria e Sigurisë Publike e Pekinit tha përmes 'WeChat' se agjencia e spiunazhit të Londrës, e njohur zakonisht si MI6 (a.k.a. inteligjencë ushtarake/sektori i gjashtë), përdori një shtetas të huaj, të quajtur Huang, për të mbledhur informacion.
Kombësia e këtij personi, drejtues i një kompanie konsulence, nuk specifikohet dhe as emri i kompanisë ku ai ishte i punësuar. Por sqarohet se ai hyri në Kinë disa herë me udhëzime për të përdorur profilin e tij publik si mbulesë që të mblidhte informacione rreth Kinës në emër të Britanisë. Ai dyshohet se dërgoi 17 raporte – duke përfshirë disa që përmbanin sekrete shtetërore kineze.
Kur u kontaktua për koment nga AFP, Zyra e Jashtme nuk u përgjigj menjëherë. Për muaj të tërë, Londra dhe Pekini kanë shkëmbyer akuza për spiunazh.
Qeveria britanike pretendon se spiunët kinezë po synojnë gjithnjë e më shumë zyrtarët publikë. Në maj, Pekini njoftoi se kishte kontrolluar zyrat e konsulencës amerikane Capvision për të mbrojtur "interesat e sigurisë kombëtare" të Kinës.
Në prill, autoritetet kineze morën në pyetje stafin në degën e Shangait të një firme tjetër konsulente amerikane, Bain./ZËRI