Bota

Pa helmetë në kokë dhe me shpejtësi të lartë, momenti tragjik për 2 vajzat 19-vjeçare. Pamje të rënda

Po lëviznin me shpejtësi të lartë dhe pa helmetë, dy vajza humbin jetën tragjikisht në një aksident me motor

E.K
Pa helmetë në kokë dhe me shpejtësi të lartë,
Viktimat

KOLUMBI- Dy 19-vjeçare kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë me motor, ndërsa njëra prej tyre ka qenë duke filmuar të gjithë skenën.

Në videon e aksidentit të ndodhur më 26 maj në qytetin Pueblo Tapao, 19-vjeçarja Kathryn Koubilos dhe shoqja e saj Selena Valentina shihen duke lëvizur me një motor me shpejtësi të madhe dhe pa helmetë.

Siç shihet në pamjet, Koubilos, e cila ishte duke drejtuar motoçikletën, disa herë ka parë celularin me të cilin pasagjerja po regjistronte udhëtimin, pavarësisht se ishte natë dhe shpejtësia ishte e madhe.

Në një moment dhe për një arsye të panjohur, Koubilos humbi kontrollin e motorit, i cili u përplas me një pemë, ndërsa britma dhe klithma dëgjoheshin në video.

Dy vajzat e reja ndërruan jetë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa mjekët e kanë pasur të pamundur të bënin diçka për jetët e tyre.

Policia vendore rrugore që ka marrë përsipër hetimet për aksidentin rrugor po heton nëse ka luajtur rol gjendja e rrugës apo tragjedia është shkaktuar nga shpejtësia e madhe që dy 19-vjeçaret po ecnin./ZËRI

Poll

MOS HUMB