Bota

Pacientja britanike humbi jetën pas ndërhyrjes estetike, arrestohet drejtori i klinikës në Spanjë

Kirurgu kryesor i përfshirë në operacionin e dështuar ndërroi jetë në Zvicër vitin e kaluar pas një sëmundjeje, kështu që nuk mund të merret asnjë masë kundër tij.

f.t
Pacientja britanike humbi jetën pas ndërhyrjes estetike, arrestohet
FOTO ILUSTRUESE

SPANJË-Policia spanjolle tha se ka ndaluar drejtorin e një klinike private në Majorca pasi një e re britanike humbi jetën dy javë pas një operacioni estetik të implanteve të gjoksit, raporton The sun. 69-vjeçari është mbajtur nën dyshimin për një akuzë të rëndë për vrasje nga pakujdesia, pas një hetimi për ngjarjen e dështuar.

Gruaja britanike pagoi 6 mijë pund për ndërhyrjen, por ndërroi jetë në një spital në Palma pas komplikimeve të lidhura me operacionin estetik në klinikën private të paidentifikuar. 

Nga hetimet rezultoi se drejtori i paidentifikuar kishte injoruar një urdhër që e pengonte atë të punonte si mjek për të marrë pjesë në operacionin fatal. Policia zbuloi gjithashtu se ai ishte nxjerrë nga burgu ku vuante dënimin për një krim tjetër. Kirurgu kryesor i përfshirë në operacionin e dështuar ndërroi jetë në Zvicër vitin e kaluar pas një sëmundjeje, kështu që nuk mund të merret asnjë masë kundër tij.

Zyrtarët shprehen se mes parregullsive të zbuluara ishte fakti që pacientja nuk ishte informuar për rreziqet e kirurgjisë, ndërsa kishte firmosur dokumentet e pranimit vetëm mëngjesin e ndërhyrjes fatkeqe, të cilat ishin në gjuhën spanjolle, kur familjarët thonë se e ndjera nuk dinte spanjisht./ZËRI

Poll

MOS HUMB