Bota

DËSHTOJNË sërish bisedimet në Bruksel/ "Ngec" çështja e dinarit, Lajçak: Takimi i radhës më 4 prill

Për kryenegociatorin serb Petar Petkovic, propozimi i Kosovës sakaq nuk ofron zgjidhje konkrete e nuk çon drejt një zgjidhje kompromisi, ndërsa e përshkroi propozimin serb si më të balancuar.

a.l
DËSHTOJNË sërish bisedimet në Bruksel/ "Ngec"
Miroslav Lajçak

KOSOVË- Sërish asnjë rezultat në takimin e fundit të delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel për çështjen e dinarit. Palët paraqitën propozimet e tyre për këtë çështje por nuk pati asnjë dakordësi. Për të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun megjithatë, takimi nuk ishte një tentativë e shkuar dëm krejtësisht, sepse sipas tij propozimet e të dyja palëve, qartësuan disa pika kyçe. Lajçak në një postim në platformën "X" tha se shpreson që të gjendet një zgjidhje, javën e ardhshme me 4 prill, ku do të zhvillohet takimi i radhës në Blegjikë. 

“Ne u ripajtuam që të takohemi prapë javën e ardhshme me ambicien që të gjejmë një zgjidhje”, shkroi Lajçak.

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi nga ana tjetër u shpreh se propozimet e Kosovës ishin konstruktive. 

“Propozimi ynë mundëson që që mbështetja financiare të shkojë te përdoruesit final. Por pa u lënduar në asnjë moment rregullorja e Bankës Qendrore (BQK) dhe korniza legjislative e vendit tonë, për arsye se fokusi ynë ka qenë qytetari për të cilin jemi të bindur se ka nevojë dhe duhet të ketë mundësi të pranojë edhe më tej mbështetjen financiare të cilin shteti i Serbisë e ka paguar deri më tani”, u shpreh ai.

Për kryenegociatorin serb Petar Petkovic, propozimi i Kosovës sakaq nuk ofron zgjidhje konkrete e nuk çon drejt një zgjidhje kompromisi, ndërsa e përshkroi propozimin serb si më të balancuar. Nga të dy krahët sakaq pati ankesa për mungesë të vullnetit politike për gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme.

Dinari serb

Rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) sipas së cilës euroja është valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa të gatshme në Kosovë, duke e përjashtuar kështu në mënyrë automatike përdorimin e dinarit hyri në fuqi më 1 shkurt pavarësisht thirrjeve të komunitetit ndërkombëtare që të shtyhet zbatimi i saj. Autoritetet e Beogradit thanë se zbatimi i rregullores po kërcënon mbijetesën e komunitetit serb në Kosovë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kritikuan ashpër për këtë çështje qeverinë e Kosovës duke vënë në pikëpyetje partneritetin me SHBA-në. Çështja e dinarit serb pritet të diskutohet në Bruksel./ZËRI

Poll

MOS HUMB