
ISLANDË- Llava e vullkanit ka marrë para banesat në qytetin islandez të Grindavik, ndërsa më herët autoritetet kishin kryer evakuuimin e të gjithë banorëve.
Shpërthimi po rezulton të jetë "skenari më i keq" sipas një eksperti, me të gjithë popullsinë e qytetit duke u evakuuar.
Mbrojtjet e ndërtuara pas një shpërthimi në dhjetor kanë mbajtur pjesërisht llavën, por disa janë thyer, duke bërë që shtëpi të tëra të jenë në flakë.
Rruga kryesore për në qytet është ndërprerë nga rrjedha e llavës. Duke iu drejtuar kombit në një transmetim të drejtpërdrejtë të dielën në mbrëmje, presidenti i Islandës Gudni Johannesson u bëri thirrje njerëzve që "të qëndrojnë së bashku dhe të kenë dhembshuri për ata që nuk mund të jenë në shtëpitë e tyre".
Ai tha se shpresonte se situata do të qetësohej, por se "çdo gjë mund të ndodhë", raportoi agjencia e lajmeve AFP.