Bota

MOMENTI- Si ndodhi aksidenti tragjik në Itali

Kamerat e nënkalimit kanë kapur momentin, e duket mjeti që ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme.

D.XH
MOMENTI- Si ndodhi aksidenti tragjik në Itali
Foto nga aksidenti

VENECIA- Dalin pamjet e aksidentit tragjik të një autobusoi, të mbushur me turistë, ku si pasojë, së paku 21 persona kanë humbur jetën nga impakti i përplasjes. Kamerat e nënkalimit kanë kapur momentin, e duket mjeti që ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme. Mediat e vendit fqinj shkruajnë se të plagosurit janë ende në gjendje shoku. Në rrugë nuk janë gjendur as gjurmë të frenave. Ndërsa, bëhet me dije se autoritetet italiane kanë nisur hetime për ngjarjen. Viktimat e të plagosurit ishin turistë, nga vende të ndryshme të botës.

Spitali i Mestre: Të plagosurit janë në gjendje shoku

Psikologia e spitalit ku ndodhen të plagosurit e aksidentit tha se të lënduarit në aksidentin e autobusit janë në shok.

"Kanë kujtime të ngatërruara dhe janë në gjendje tipike për ngjarjen traumatike. Nuk janë ende në fazën e ndërgjegjësimit për atë që ka ndodhur."

Prefekti i Venecias: Ngjarja po hetohet

Prefekti i Venecias, Michele di Bari deklaroi se ka zëra që thonë se një mjet tjetër mund t’ia ketë prerë rrugën autobusit. Ai u shpreh se nuk duhet që të flasim më herët nga se do flasë ekspertiza.

“Nuk duhet të flasim më herët nga se do flasë ekspertiza. Ka mjet tjetër që është përfshirë në aksident? Nuk e dimë. Ekspertiza do ta përcaktojë në mënyrë të qartë. Ne na duhet të presim rezultatet e ekspertizës dhe hetimet për aksidentin e rëndë”, tha Di Bari.

Administratori i La Linea: Autobusi elektrik është inauguruar një vit më parë

Autobusi elektrik i përfshirë në aksidentin tragjik të djeshëm në Mestre është inauguruar pikërisht një vit më parë, në tetor 2022. Kjo u nënvizua për ANSA nga Massimo Fiorese, CEO i kompanisë (La Linea) që kishte menaxhuar shërbimin e dedikuar të transportit midis Venecias dhe Marghera për turistët. Në të kaluarën La Linea kishte qenë një kompani në pronësi të Actv, kompani e transportit publik. Fiorese dëshiron të sqarojë se autobusi, me peshë 13 tonë, ishte vetëm elektrik. Problemi është se para se të ndërhyhet për shpëtim është dashur të pritet që bateritë e pjesës elektrike të kenë temperature më të ulëta.

Mjeku: Në dy orë ne shpëtuam shumë jetë

"Ne u gjendëm përballë një situate të veçantë, fillimisht shumë kaotike, e menaxhuar falë burimeve dhe disponueshmërisë së të gjithëve në mënyrë të lavdërueshme. Unë mbërrita si një automjet i dytë në terren dhe së bashku me kolegët e mi mora përsipër koordinimin e komponentit të kujdesit shëndetësor”. Këtë e ka shpjeguar mjekja Federica Stella, drejtoreshë mjekësore e 118 e cila ka shpëtuar mbrëmë të plagosurit në autobus.

"Ishim gjithnjë e më shumë - vazhdoi ajo -, fillimisht automjetet e para mjekësore dhe ambulancat, më pas mbështetja na lejoi të kishim ndihma. Mbërritëm pak minuta nga ngjarja dhe mbyllëm të gjithë komponentin në dy orë kujdes shëndetësor. Të gjithë kishim pacientë shumë të vegjël, disa fëmijë dhe adoleshentë dhe të tjerët të gjithë nën 50 vjeç,"- përfundoi mjekja./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB