Bota

Sëmuret Erdogan, anulon të gjitha takimet

Mësohet se presidenti turk është duke kaluar njjë ftohje të rëndë që e pengon të zhvillojë takimet e parashikuara në axhendë

E.K
Sëmuret Erdogan, anulon të gjitha takimet
Presidenti turk

TURQI- Ditë jo të mira për shëndetin e presidentit Rexhep Tajip Erdogan! Zyra e tij njofton se Erdogan ka anuluar të gjithë agjendën për sot dhe ditët në vijim për shkak të gjendjes së tij jo të mirë shëndetësore.

Sipas të dhënave nga presidenca, Erdogan po vuan nga një ftohje e rëndë dhe për këtë arsye do të qëndrojë larg jetës aktive politike për disa ditë.

Presidenti Erdogan, ditën e sotme, pritej të mbante një fjalim përpara grupit parlamentar të partisë së tij, teksa të nesërmen do të udhëtonte drejt Spanjës për të marrë pjesë në takimin e Komunitetit Politik Evropian.

Në Granada, Erdogan do të ishte së bashku me përfaqësuesit e 45 shteteve, mes të cilëve dhe kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, dhe në fakt ishte hapur mundësia e një takimi të shkurtër mes dy liderëve./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB