
AUSTRALI- Një incident i rëndë ka ndodhur në Australi, ku një 20-vjeçar është sulmuar nga peshkaqeni. Matteo Mariotti publikoi një video disa sekonda pasi u sulmua nga një peshkaqen të premten e kaluar, duke bërë që mjekët t'i prisnin këmbën.
Në video shihet 20-vjeçari i tmerruar duke bërë thirrje për ndihmë, ndërsa deti është njollosur me gjakun e tij pas pickimit të peshkaqenit.
"E bëra këtë video pas kafshimit të fundit. Doja të them lamtumirë. Nuk e mendoja se do të jetoja pasi të më sulmonte ky përbindësh. Kam humbur shumë gjak dhe nuk e di se çfarë do të bëjnë me këmbën, por tani nuk ka rëndësi. Ju jeni heronjtë e mi, më dhatë forcë për të ecur përpara me mesazhet dhe telefonatat tuaja,"-shkruan i riu në postimin e tij në rrjet pas sulmit.

Sulmi ndodhi në brigjet e Queensland të Australisë, ku i riu u shpëtua falë ndërhyrjes në kohë të shokut të tij, Tommaso Agostii, i cili e tërhoqi në breg dhe u përpoq ta qetësonte ndërsa ai kishte gjakderdhje të madhe./ZËRI