Bota

Pamje të rënda, qëllohet për vdekje me pistoletë në kokë kandidati për kryebashkiak

Alfredo Cabrerai cili kandidonte për kryetar bashkie në fshatin Cojuca de Benitez ishte kandidati i 24-të i vrarë që nga fillimi i fushatës përpara zgjedhjeve presidenciale, parlamentare dhe rajonale të së dielës, sipas shifrave zyrtare

E.K
Pamje të rënda, qëllohet për vdekje me pistoletë
Alfredo Carbrera

MEKSIKË- Një kandidat në zgjedhjet komunale në shtetin Guerrero (në jug) të Meksikës u vra nga një person i armatosur të mërkurën, ditën e fundit të fushatës zgjedhore. Kandidati për kryetar bashkie në fshatin Cojuca de Benitez, Alfredo Cabrera, ishte në mesin e mbështetësve kur një person i armatosur e qëlloi pas koke.

MOMENTI ME VIDEO: 


Ai është kandidati i 24- të i vrarë që nga fillimi i fushatës përpara zgjedhjeve presidenciale, parlamentare dhe rajonale të së dielës, sipas shifrave zyrtare.

Kartelet e drogës dhe bandat e tjera po kërkojnë të “imponojnë kandidatë” në zgjedhjet e ardhshme, tha së fundmi Victor Serrato, një prokuror i specializuar në çështjet penale të lidhura me proceset zgjedhore në shtetin e Michoacán. Qeveria e presidentit në largim Andrés Manuel López Obrador ka njoftuar se do të vendosë gjithsej 27.000 ushtarë dhe anëtarë të Gardës Kombëtare për të garantuar sigurinë e qendrave të votimit të dielën./ZËRI

Poll

MOS HUMB