Bota

Pamje tronditëse, babai shtyn 6-vjeçarin drejt ‘vrapimit të vdekjes’, zemra e tij nuk e përballoi dot

Babai rrezikon burgimin e përjetshëm nëse gjendet fajtor nga gjykata

E.K
Pamje tronditëse, babai shtyn 6-vjeçarin drejt ‘vrapimit
Momentet ne palester

SHBA- Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në New Jeresy, teksa një prind ka detyruar të birin 6 vjeç që të vraponte “drejt vdekjes”, duke e detyruar disa herë që të bënte vrap në pistën e palestrës. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2021, ndërsa babai i djalit është përballur me akuzat e rënda në Gjykatë, dhe në rast se ai do të dënohet rrezikon burgun e përjetshë.

Pamjet e sigurisë nga palestra Atlantic Heights Clubhouse u shfaqën në gjykatë gjatë gjykimit, teksa shihet 6-vjeçari duke u rrëzuar në pistë, ndërsa babai i tij e merr dhe e vendos përsëri, duke i thënë se është i shëndoshë e duhet të dobësohet.

Në një moment ai shihet duke kafshuar djalin e tij në pjesën e pasme të kokës përpara se ta detyrojë të vrapojë përsëri. Shpejtësia e pistës ishte shumë e madhe, dhe i mituri rrëzohet vazhdimisht.


Disa ditë pas vizitës në palestër, nëna e djalit, e cila ndante kujdestarinë e 6-vjeçarit me babain e tij, pa plagët e djalit dhe i raportoi tek një zyrtar i Departamentit të Mbrojtjes së Fëmijëve dhe Mbrojtjes së Përhershme të Neë Jeresy.

Ajo e çoi fëmijën te një mjek më 2 prill, ku tha se babai i tij e bëri të vraponte në pistë “sepse ishte shumë i shëndoshë”.

Të nesërmen në mëngjes, djali i vogël shkoi në spital, sepse u zgjua në gjendje të keqe shëndetësore. Kjo i shtyu mjekët të kryenin një skanim CT – gjatë të cilit 6-vjeçari pësoi një krizë. Personeli mjekësor u detyrua të merrte masa për t’i shpëtuar jetën, por nuk ia dolën dhe djali i vogël ndërroi jetë.

Çfarë tregoi autopsia?

Autopsia tregoi se 6-vjeçari vdiq si pasojë e një traume në zemër dhe mëlçi. Vdekja e tij u cilësua si një vrasje në shtator të vitit 2021 pasi një mjek ligjor zbuloi se gjashtëvjeçari vuante nga “abuzimi kronik”.

Poll

MOS HUMB