Bota

PAMJET/ Digjet anija turistike me 110 pasagjerë në Marmaris! Njerëzit ulërasin për ndihmë

Sipas raportimeve në bord ndodheshin 110 persona dhe siç shkruajnë mediat turke, për shkak të evakuimit në kohë, të gjithë kanë arritur të dalin të gjallë.

E.K
PAMJET/ Digjet anija turistike me 110 pasagjerë në Marmaris!
Anija duke u djegur

Një varkë turistike 20 metra, e quajtur Eagles, u mbyt në Marmaris, provincën Mugla në Turqinë jugperëndimore, pasi një zjarr shpërtheu pasditen e së enjtes nga një shkak i panjohur. Sipas raportimeve në bord ndodheshin 110 persona dhe siç shkruajnë mediat turke, për shkak të evakuimit në kohë, të gjithë kanë arritur të dalin të gjallë.

Siç bëhet e ditur, të plagosurit, të cilët janë dërguar në spitalin më të afërt, arrijnë në shtatë, tre prej të cilëve janë në gjendje të rëndë. Sipas një hetimi, zjarri ka rënë në motorin e anijes, ndërsa pronari dhe kapiteni janë vënë në arrest.

Shumë pasagjerë, turq por edhe turistë të huaj, u hodhën në ujë për t'i shpëtuar zjarrit, ndërsa të tjerë u shpëtuan nga varkat aty pranë derisa rojet bregdetare i shpëtoi. Skenat e panikut që mbizotëruan janë kapur edhe në video, ku duken turistët me jelekë shpëtimi, njerëz që notojnë për t'u larguar nga varka e djegur dhe të gjitha llojet e mjeteve lundruese që përpiqen t'i afrohen vendit për të ndihmuar.  Hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB