
VATIKAN - Papa Francesku ka mbajtur fjalën e tij për Vitin e Ri 2024. Nga sheshi i Shën Pjetrit në Vatikan, ai tha se viti 2023 ishte një vit i mbushur nga luftra. Papa u lut për paqe në Lindjen e Mesme, por edhe në Ukrainë.
"Viti 2023 gjeti botën të zhytur në krizë dhe në luftëra. Lutem për popullin e Ukrainës, për popullin
e Gazës, për sudanezët. Nga luftërat dhe konfliktet janë shkaktuar shumë rrëmujë, shumë shkatërrime, shumë vuajtje.
Mbi të gjitha, rajonet e përfshira nga konfliktet kanë rrëshqitur në varfëri. Kushdo që ka interes për të pasur luftëra, duhet të zgjojë zërin e ndërgjegjes. Luftërave duhet t'ju jepet fund", tha Papa. Papa Francesku mbajti fjalimin e fundvitit në sheshin e Shën Pjetrit./ZËRI/