Bota

Paralajmërimi i Hamas: Nëse Izraeli vret civilë, ne do ekzekutojmë pengje

Një zëdhënës i organizatës palestineze deklaroi se nëse Izraeli vret palestinezë të pafajshëm pa paralajmërim, Hamas nuk do qëndrojë duarkryq

D.XH
Paralajmërimi i Hamas: Nëse Izraeli vret civilë, ne do
Raketa mbi Gaza-n

TEL AVIV - Një zëdhënës i Hamasit deklaroi se militantët do të vrasin një peng civil, sa herë që Izraeli sulmon civilët në shtëpitë e tyre në Gaza.

Në një deklaratë audio të lëshuar të hënën, Abu Obeida, një zëdhënës i Brigadave Qassam, tha se sulme intensive kishin ndodhur në zonat civile në Gaza, një enklavë bregdetare me popullsi të madhe, që është bllokuar në vitet që Hamasi mori pushtetin atje.

Menjëherë pas deklaratës së Obeidës, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu paralajmëroi se Izraeli do e shkatërrojë Hamasin.

“Ne njoftojmë se për çdo shënjestrim të njerëzve tanë që janë të sigurt në shtëpitë e tyre pa paralajmërim, me keqardhje, por do të ketë ekzekutime të pengjeve civilë të armikut tonë”, tha Obeida. Ai tha se ekzekutimet do të transmetohen në audio dhe video.

Obeida tha se mesazhi ishte një paralajmërim, pasi Izraeli shpalli një rrethim të plotë të Gazës dhe goditi zonën me sulme ajrore, pak kohë pasi Hamasi zhvilloi sulmin e tij të befasishëm të shtunën, duke tronditur izraelitët dhe opinionin botëror.

Më shumë se 900 njerëz vdiqën, pasi militantët e Hamasit depërtuan nëpër gardhin kufitar që ndan Izraelin me Rripin e Gazës dhe filluan të vrasin e rrëmbejnë izraelitë.  Rreth 100 persona janë rrëmbyer.

Netanyahu nuk iu drejtua drejtpërdrejt komenteve të Obeida-s, por tha se Hamasi do të pendohej për fillimin e sulmit të tij të befasishëm. “Ky armik i hidhur donte luftë dhe luftë do të ketë”, tha Netanyahu.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant më herët tha se po fillonte një rrethim i plotë i Rripit të Gazës. “Kam urdhëruar një rrethim të plotë në Rripin e Gazës. Nuk do ketë energji, as ushqim, as gaz; çdo gjë është e mbyllur. Ne po luftojmë një organizatë terroriste dhe po veprojmë në përputhje me rrethanat", tha Gallant, një ish-komandant i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres tha se ishte thellësisht i shqetësuar nga zhvillimet në Gaza. Duke folur me gazetarët pas një takimi me udhëheqës të lartë, ai dënoi bombardimet e spitaleve dhe strehimoreve në Rripin e Gazës dhe bëri thirrje që OKB të jetë në gjendje të japë ndihma humanitare.

Gueterres paralajmëroi se operacionet ushtarake të Izraelit duhet të kryhen në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare humanitare. Ai dënoi gjithashtu kapjen e pengjeve nga Hamasi, si civilë, ashtu edhe personel ushtarak. "Është koha për t'i dhënë fund këtij rrethi vicioz gjakderdhjeje, urrejtjeje dhe polarizimi," tha Gueterres.

Hamasi goditi Izraelin dhe vrau mbi 1 000 izraelitë, ndërsa Izraeli më pas vrau më tepër se 750 palestinezë./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB