
RUSI- Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov thotë se Moska zyrtare është thellësisht e shqetësuar për përkeqësimin e vazhdueshëm të situatës në Kosovë.
Sipas kryediplomatit rus, për momentin, Bashkimi Evropian "është ngurrues dhe i paaftë për t'i bërë miqtë e tij në Kosovë të zbatojnë marrëveshjet e vitit 2013 midis Beogradit dhe Prishtinës".
“Përkeqësimi i vazhdueshëm i situatës në atë krahinë serbe është një shqetësim i thellë”, tha Lavrov në artikullin e tij me titull “Respektimi i parimeve të Kartës së OKB-së si çelësi i paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar”.
“E gjithë bota mund të dëshmojë një përsëritje në Ballkan të historisë së trishtë të marrëveshjeve të Minskut për Ukrainën, duke u dhënë republikave të Donbasit një status të veçantë, të cilat u sabotuan nga Kievi, me mbështetjen perëndimore”, shtoi ai.
Sipas kryediplomatit rus, për momentin, Bashkimi Evropian "nguron dhe është i paaftë që t'i detyrojë anëtarët e tij në Kosovë të zbatojnë marrëveshjet e vitit 2013 ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës për krijimin e një Bashkësie të Komunave Serbe në Kosovë që do të kishte të drejtë të kishte gjuhën e vet dhe traditat."
Ai bën paralele mes kësaj situate dhe historisë së marrëveshjeve të Minskut, duke thënë se BE-ja ishte garantues në të dyja rastet. “Me sa duket kanë të njëjtin fat”, përfundoi ai.