Bota

Paralajmëron Olena Zelenska: Pa ndihmën e Perëndimit, jemi të vdekur

Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska deklaroi se nëse ndihmat e Perëndimit ndaj shtetit ukrainas ndalen, atëherë ukrainasit mund të vdesin.

D.XH
Paralajmëron Olena Zelenska: Pa ndihmën e Perëndimit, jemi
Olena Zelenska

KYEV – Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska ka paralajmëruar se ukrainasit mund të vdesin, nëse vendet perëndimore nuk vazhdojnë mbështetjen e tyre financiare. Zonja e parë e Ukrainës foli të dielën me gazetaren Laura Kuenssberg, një ditë pasi senatorët republikanë në SHBA bllokuan një projektligj kyç ndihme.

SHBA mund të ofronte më shumë se 60 miliardë dollarë (47.8 miliardë £) mbështetje për Ukrainën. Duke folur disa orë pas një sulmi raketor rus, ajo tha: "Nëse bota lodhet, ata thjesht do të na lënë të vdesim".

Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar se fondet amerikane për Ukrainën mund të mbarojnë së shpejti. Republikanët kanë thënë se duhet menduar më së pari për SHBA-në, e cila nuk ka të sigurt kufirin me Meksikën. Presidenti Biden tha se dështimi për të rënë dakord për ndihmën e Ukrainës do të ishte një "dhuratë" për presidentin Vladimir Putin, duke paralajmëruar se historia do t'i gjykonte ashpër ata që ia kthyen shpinën kauzës së lirisë.

Paralajmëron Olena Zelenska: Pa ndihmën e Perëndimit, jemi
Shtetet qe kane ndihmuar me se shumti Ukrainen deri tani

Gati dy vjet që nga pushtimi i paligjshëm i Ukrainës nga Rusia, zonja e parë shprehu shqetësim të madh për vonesat në financim. Në një intervistë, Olena Zelenska i tha BBC-së se ngadalësimi i ndihmës përfaqësonte një rrezik vdekjeprurës për vendin e saj. Ajo tha: “Kemi shumë nevojë për ndihmën. Me fjalë të thjeshta, nëse nuk kemi ndihma, mund të vdesim. Dhe nëse bota lodhet, ata thjesht do të na lënë të vdesim". Zonja e Parë vazhdoi: “Na dhemb shumë kur shohim shenjat se gatishmëria e pasionuar për të ndihmuar mund të zbehet. Është çështje jetike për ne. Prandaj, dhemb kur shikojmë se çfarë po ndodh.".

Mbretëria e Bashkuar gjithashtu u ka kërkuar politikanëve në Uashington DC që të bien dakord për një marrëveshje për Ukrainën. Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, tha gjatë një vizite në Uashington këtë javë se SHBA-ja ishte kryesuesi i koalicionit perëndimor, që mbështet luftën e Ukrainës kundër Rusisë. Ai u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të mos i japin Putinit një "dhuratë Krishtlindjesh", duke bllokuar miliarda dollarët e mbështetjes financiare të nevojshme për të vazhduar luftën kundër forcave ruse.

Nuk ka dyshim se qëndrimi i komunitetit ndërkombëtar ndaj Ukrainës ka ndryshuar. Mbështetja e plotë në Uashington DC nuk mund të garantohet - dhe megjithatë bazat e konfliktit nuk kanë lëvizur. Forcat ukrainase në terren janë duke luftuar, që të zbrapsin forcat ruse. Ukraina befasoi botën kur forcat e saj të armatosura parandaluan pushtimin e vendit në shkurt 2022. Shumë vende perëndimore dhanë mbështetje për shtetin ukrainas. Por, tashmë edhe vendet perëndimore nuk po ndihmojnë sa duhet, së pari ekonomikisht. Rusia pushtoi Ukrainën në shkuar 2022./ZËRI/

Poll

MOS HUMB