Bota

Paralajmëron shërbimi sekret dhe ushtria gjermane: Rusia po planifikon të sulmojë një vend të NATO-s

Kremlini mund të kompensojë jo vetëm humbjet e mëdha në personel dhe materiale në Ukrainë, por madje edhe të avancojë më tej armatosjen.

I.F
Paralajmëron shërbimi sekret dhe ushtria gjermane: Rusia po planifikon
FOTO ILUSTRUESE

GJERMANI- Mediat gjermane kanë njoftuar se ushtria gjermane dhe shërbimi sekret kanë bërë një vlerëim të ri të gjendjes së sigurisë në Evropë. Sipas raportit të ri, analistët kanë skicuar një panoramë më të zymtë për shkak të ambicjeve të Rusisë. Moska ndodhet në një konflikt me Perëndimin dhe është e gatshme të realizojë synimet e saj, që duket se shtrihen edhe përtej Ukrainës.

Në dokumentin e publikuar, nuk ka shenja për një "konfrontimi të afërt të Rusisë me NATO-n", por thuhet se Rusia ka të ngjarë të krijojë deri në fund të dekadës të gjitha parakushtet për të zhvilluar një "luftë konvencionale të shkallës së gjerë". Lufta që ka zgjatur për më shumë se tre vjet në Ukrainë, duket se nuk po i dobëson forcat ruse. Pavarësisht sanksioneve, Rusia është në gjendje të përgatitet ushtarakisht në atë mënyrë që së shpejti të mund të sulmojë një shtet të NATO-s.

Kremlini mund të kompensojë jo vetëm humbjet e mëdha në personel dhe materiale në Ukrainë, por madje edhe të avancojë më tej armatosjen. Deri më tani, ekonomia ruse po prodhon më shumë se sa duhet për luftën me Ukrainën. Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar që forcat e tij të armatosura të rriten deri në vitin 2026 në deri në 1,5 milionë ushtarë, sipas raportit të ushtrisë dhe shërbimit sekret gjerman.

Madje, Presidenti i BND-së, Bruno Kahl, paralajmëroi në nëntor të 2024 se agjencia e tij e shihte si një rrezik realist sulmin e mundshëm të Rusisë ndaj një shteti të NATO-s brenda pak vitesh. Sipas Kahl, ushtarakë të lartë në Moskë dyshojnë nëse NATO-ja do të qëndronte e bashkuar në rast të një sulmi nga Rusia. Sipas Kahl rreziku që Rusia ta testojë këtë skenar dhe të sulmojë vendet baltike, po rritet./ZËRI

Poll

MOS HUMB