Bota

Pas 7 vitesh, hapet sërish ambasada e SHBA në Venezuelë

Ambasada e SHBA-ve në Venezuelë ka rifilluar zyrtarisht operacionet pas mbylljes 7- vjeçare.

I.F
Pas 7 vitesh, hapet sërish ambasada e SHBA në Venezuelë
Foto ilustruese

KARAKAS- Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas 7 vitesh kanë hapur ambasadën e tyre në Venezuelë.  Që nga zgjedhjet presidenciale të kontestuara në vitin 2019, SHBA-të kishin zhvilluar operacionet diplomatike për Venezuelën nga Kolumbia fqinje. Ambasada e SHBA-ve në Venezuelë ka rifilluar zyrtarisht operacionet pas mbylljes 7- vjeçare.

Lajmi u bë i ditur nga Departamenti Amerikan i Shtetit, pas arrestimit të Nicolás Maduro nga trupat amerikane në janar.

“Sot, ne po rifillojmë zyrtarisht operacionet në ambasadën e SHBA-ve në Caracas, duke shënuar një kapitull të ri në praninë tonë diplomatike në Venezuelë. Funksionimi normal i ambasadës do të forcojë aftësinë tonë për të bashkëpunuar drejtpërdrejt me qeverinë e përkohshme të Venezuelës, shoqërinë civile dhe sektorin privat”, tha DASH në një deklaratë.

Shtetet e Bashkuara e mbyllën ambasadën në Caracas në mars të vitit 2019, pasi Washington, së bashku me disa aleatë perëndimorë dhe latinë, shpallën Maduron si udhëheqës të paligjshëm pas zgjedhjeve presidenciale të shënuara nga parregullsi të gjera./ZËRI

Poll

MOS HUMB