
RUSI- Alexei Navalny do të varroset në një varrezë në Moskë të premten, ka konfirmuar një zëdhënës i opozitës. Shërbimi do të mbahet në varrezat e Borisovskoye, pas një ceremonie lamtumire në rrethin Maryino.
Të martën, zëdhënësja e liderit të opozitës tha se ekipi i tij po përpiqej të gjente një shtëpi funeral, pë3r shkak se shumë prej tyre refuzuar që të kryenin varrimin, kur kanë mësuar se bëhej fjalë pikërisht për Navalnyn.
Lideri i opozitës ruse dhe kritiku më i madh i Vladimir Putin, vdiq papritur në një burg të Arktikut në fillim të këtij muaji.
Për vite me radhë, ai ishte kritiku më i madh i presidentit rus Vladimir Putin.
Ekipi i kritikut të ashpër të presidentit rus Vladimir Putin, pretendon se ka parë certifikatën e tij të vdekjes. Sipas tyre, shkaku i vdekjes është renditur si “shkaqe natyrore”, ndërsa ata kanë hedhur vazhdimisht akuza për dhunë dhe torturë.
Gruaja e tij, Yulia Navalny, ka thënë se beson se burri i saj ishte helmuar me Novichok. Raportet për mavijosje në trupin e tij gjithashtu mbeten të pakonfirmuara, ndërsa trupi iu dorëzua familjes disa ditë pas vdekjes.
/ZËRI