Bota

Pas Nasrallah, Izraeli vret një tjetër komandat të lartë të Hezbollah

Disa komandantë të lartë të Hezbollahut janë vrarë në sulmet izraelite në javët e fundit

F.I
Pas Nasrallah, Izraeli vret një tjetër komandat të lartë
foto ilustruese

LIBAN- Ushtria izraelite tha të dielën se ka vrarë një tjetër zyrtar të lartë të Hezbollahut në një sulm ajror, duke vazhduar t’i shkaktojë goditje të rënda shkatërruese grupit militant libanez, pasi të premten vrau edhe liderin, Hassan Nasrallah. 

Ushtria izraelite tha se Nabil Kaouk, zëvendëskryetari i Këshillit Qendror të Hezbollahut, u vra të shtunën. Hezbollahu nuk e ka komentuar lajmin ende, ndërsa nuk dihet se ku ndodhi sulmi. Disa komandantë të lartë të Hezbollahut janë vrarë në sulmet izraelite në javët e fundit, duke përfshirë anëtarët themelues të grupit që kishin shmangur vdekjen ose arrestimin për dekada dhe ishin të afërt me Nasrallahun.

Më herët, agjencia shtetërore e lajmeve libaneze raportoi se 11 persona u vranë në një sulm ajror izraelit në një fshat në verilindje të Libanit sot, pa specifikuar nëse ndonjë nga të vdekurit ishte anëtarë i Hezbollahut./ZËRI

Poll

MOS HUMB