Bota

Pas Sky dhe Encrochat- Zbërthehet aplikacioni “Ghost”, përdorej nga grupet kriminale, dhjetra arrestime në Australi dhe Europë

Telefonat inteligjentë të modifikuar u shitën për 2,350 dollarë australianë (1,590 dollarë amerikanë) që përfshinin një abonim gjashtë-mujor në Ghost dhe mbështetje teknike.

E.K
Pas Sky dhe Encrochat- Zbërthehet aplikacioni “Ghost”,
Rrjeti Ghost

AUSTRALI- Policia australiane ka arritur që të depërtojë në aplikacionin e koduar “Ghost”, që përdorej nga grupet kriminale, me qëllim humbjen e gjurmëve. Pas zbërthimit të këtij apliakcioni, në bashkëpunim dhe me Europol, janë lëshuar dhjetra urdhërarreste në Australi dhe Europë.

Administratori i dyshuar i aplikacionit, Jay Je Yoon Jung, 32 vjeç, u paraqit në një gjykatë të Sidneit të mërkurën me akuza që përfshinin mbështetjen e një organizate kriminale dhe përfitimin nga të ardhurat e krimit.

Jung nuk pranoi akuzat dhe nuk aplikoi për lirimin me kusht. Ai do të qëndrojë pas hekurave të paktën deri në muajin Nëntor, kur çështja e tij të rikthehet në Gjykatë.

Policia australiane arrestoi 38 të dyshuar, ndërkohë që aksioni është zhvendosur dhe në Kanada, Suedi, Irlandë dhe Itali, tha zëvendëskomisioneri i Policisë Federale Australiane, Ian Mccartney.

“Ne pretendojmë se qindra kriminelë, duke përfshirë krimin e organizuar italian, anëtarë të bandave të motoçikletave, krimin e organizuar të Lindjes së Mesme dhe krimin e organizuar korean kanë përdorur Ghost në Australi dhe jashtë shtetit për të trafikuar drohë dhe për të urdhëruar vrasje”, u tha Mccartney gazetarëve.

Policia australiane kishte parandaluar vrasjen e 50 personave, duke monitoruar bisedat në aplikacionin e koduar, ku që nga Marsi janë shkëmbyer 125 mijë mesazhe, si dhe videotelefonata.

Policia pretendon se Jung e zhvilloi aplikacionin posaçërisht për përdorim kriminal në vitin 2017.

Australia iu bashkua një taskforce globale të udhëhequr nga Europol që synonte Ghost në 2022.

Florian Manet, i cili drejton Departamentin Kibernetik të Punëve të Brendshme të Francës, tha në një deklaratë të lëshuar nga policia australiane se oficerët e tij siguruan burime teknike për grupin e punës gjatë disa viteve që ndihmuan dekriptimin e komunikimeve.

Mçartney tha se francezët i kishin dhënë një ndihmë të mirë policisë australiane, për të deshifruar komunikimet në Ghost.

Policia thotë se Jung përdori një rrjet rishitësish për të ofruar aparate të specializuara për kriminelët në mbarë botën.

Telefonat inteligjentë të modifikuar u shitën për 2,350 dollarë australianë (1,590 dollarë amerikanë) që përfshinte një abonim gjashtë-mujor në Ghost dhe mbështetje teknike.

Më herët autoritetet kanë zbuluar edhe rrjete të tjera komunikimi që përdoren nga kriminelët, si SKY EÇ dhe Encrochat. Falë këtyre zbërthimeve, dhjetra persona janë arrestuar dhe janë nën hetim edhe në Shqipëri./ZËRI 

Poll

MOS HUMB