
SHBA- Një program "spiun", i quajtur Pegasus u ble nga Agjencia Meksikane e Zbatimit të Drogës, por u përdor nga trafikantët dhe ata që ishin kundër qeverisë. Pegasus është një "spyware" që ju lejon që të përgjoni një celular a lënë gjurmë.
Ju mund të dini gjithçka në kohë reale, mund të keni akses: email, foto, kontakte, telefonata hyrëse dhe dalëse.
Gjenerali i ushtrisë meksikane mbeti gojëmbyllur, ndërsa shikonte me skepticizëm gjashtë teknikët izraelitë të NSO Group që ndodheshin përballë tij. Negociatat ishin bllokuar. Arsyeja? Çmimi: 60 milionë dollarë nuk ishin shaka. Por nëse Pegasus funksiononte, ai që e zotëronte do të kishte një armë të pathyeshme. Do të kishte sy dhe veshë kudo. Ndaj edhe kishte siklet dhe një farë tensioni. Gjenerali lehtësoi humorin me një buzëqeshje të gjerë dhe një propozim.
"Shihemi sonte, në një vend më të sigurtë. Jam i sigurt se do të arrijmë një marrëveshje."
Vendi ishte një klub striptizmi. Të pranishmit e paktë u gjendën sërish duke u grindur me gjeneralin dhe oficerët e tij.
Marrëveshja u realizua dhe Meksika u bë vendi i parë në botë që pajisi veten me një mjet spiunimi që vetëm 4 vjet më vonë do të zbulohej me një denoncim të bujshëm: Pegasus kishte përgjuar, dëgjuar dhe ndjekur deri në 15,000 njerëz. Nuk bëhej fjalë për terroristë apo kriminelë të rrezikshëm siç nënkuptonte marrëveshja e blerjes. Por për qytetarë të thjeshtë.
Do të duhet që të kalonin të paktën 10 vjet para se të zbulohej ekzistenca e vëllait të vogël të Paragone, i zbuluar në Itali.
Historia, e konfirmuar nga katër burime të drejtpërdrejta, u shfaq në Neë York Times në vitin 2014, tre vjet pasi qeveria meksikane bleu programin. Vetë gazeta amerikane e quajti Pegasusin -"arma kibernetike më e fuqishme në ekzistencë".
Reportazhi i gjatë shkaktoi një skandal të vërtetë! Edhe sepse u zbulua se ishte përdorur për të përgjuar gazetarë, aktivistë dhe kundërshtarë politikë, profesorë dhe intelektualë, madje edhe disa deputetë të parlamentit. Presidenti i atëhershëm i Meksikës, Enrique Peña Nieto, mohoi çdo përfshirje të qeverisë së tij. E megjithatë, gjurmët e Pegasusit shkuan pas në kohë, deri në vitin 2012, kur në pushtet ishte Felipe Calderón. Përfaqësuesi i PAN-it (Partia e Veprimit Kombëtar) do të mbetet i famshëm në historinë e vendit për luftën e tij kundër Karteleve të drogës, e cila shkaktoi një masakër të vërtetë mes popullsisë: 100 mijë të vdekur.
Dyshohet se ishin pikërisht krerët e ushtrisë së atyre viteve që kërkuan diçka në treg, e cila të mund të thyente murin e mbrojtjes që rrethonte narkotrafikantët. Përgjimi i tyre ishte i pamundur. Ata përdornin Blackberry, një model telefoni të papërshkueshëm nga sulmet kibernetike.
Pas natës së kaluar në klubin e striptizmit, më 25 maj 2011, Eran Reshef, një përfaqësues i industrisë së mbrojtjes izraelite që kishte ndihmuar në ndërmjetësimin e marrëveshjes, shkroi një e-mail drejtuar presidentit të NSO dhe dy themeluesve të tij, duke njoftuar se “demonstrimi për presidentin e Meksikës dhe sekretarin e Mbrojtjes do të zhvillohet të premten e ardhshme”. Ai i referohej Felipe Calderónit dhe Guillermo Galván Galván. Një kopje e këtij e-maili përfundoi mes dokumenteve të një çështjeje gjyqësore izraelite të ngritur për komisionet e dyshuara, të marra nga kompania e informatikës nga shitja e Pegasusit në Meksikë.
Calderón dhe Galván u ulën përpara ekraneve të mëdha ku u shfaq një telefon i hakuar. Udi Doenyas, drejtor teknik i NSO, projektuesi i spyëare, konfirmoi gjatë gjyqit se ai e kishte lidhur sistemin me një nga ekranet dhe se i kishte dorëzuar një telefon Blackberry njërit prej të pranishmëve. Oficeri i ushtrisë filloi të shtypte disa butona, vetëm për të shkruar një tekst të thjeshtë të një mesazhi që do të dërgohej. Gjithçka dukej normale. Celulari nuk tregoi asnjë shenjë kompromisi. Por Pegasus filloi të nxjerrë në mënyrë metodike çdo të dhënë, duke e transmetuar atë në ekran për ta parë të gjithë.
"Ishte pikërisht ajo që u duhej,"- pranoi më vonë Guillermo Valdés, ish-drejtor i Cisen, i cili në Meksikë është i barabartë me CIA-n.
Katër muaj më vonë, në shtator 2011, rreth 30 punonjës të NSO fluturuan në Meksikë për të instaluar spyëare. Ata e testuan dhe trajnuan një grup prej 50 ushtarësh dhe oficerësh se si të përdorin teknologjinë që u kishte rënë në duar. Autoritetet meksikane u shfaqën entuziaste. Aq sa pas inaugurimit të presidentit Enrique Peña Nieto, marrëveshja me kompaninë izraelite të IT u rinovua nga Prokuroria e Përgjithshme dhe Cisen. Ai madje shërbeu për të arrestuar edhe "Chapo Guzman".
Pikërisht në këtë periudhë është përdorur kundër gazetarëve, mbrojtësve të të drejtave të njeriut dhe politikanëve të opozitës.
Falë Apple, ashtu siç bëri Meta në Itali me Graphite të Paragone Service, ky operacion i madh spiunazhi u zbulua. Një mesazh mbërriti në telefonin e Santiago Aguirre, një aktivist i njohur për të drejtat civile.
“Të kanë hakuar”, e paralajmëroi gjiganti i teknologjisë nga Cupertino. Mjaftonte të hapej një SMS. Një klikim i vetëm dhe Pegasus, si një kalë troje, hynte në celularin e "viktimës" së përzgjedhur. Kjo shkaktoi gjithnjë e më shumë protesta.
Katër zyrtarë të lartë janë duke u hetuar, përfshirë Tomás Zerón , ish-kreu i hetuesve në Prokurorinë e Përgjithshme nën Calderón. Por hetimi nuk çon askund. Zéron, gjithashtu përgjegjës për hetimin e zhdukjes së 43 studentëve, ikudhe po strehohet në Izrael, vend që refuzon ta ekstradojë./ZËRI
Marrë dhe përkthyer nga lespresso.it