Bota

Përplasje masive mes bandave në Turqi/ Policia "e pafuqishme", turistët largohen të tmerruar

Incidenti ndodhi të shtunën në mbrëmje (7 shtatot), rreth orës 19:30, gjatë kohës kur shumë turistë ishin mbledhur në bare dhe restorantet për të ndjekur ndeshjen Angli-Irlandë.

M.M
Përplasje masive mes bandave në Turqi/ Policia "e
Pamje nga sherri

TURQI- Një përleshje e dhunshme mes bandave në Oludeniz, një destinacion i populluar turistik në Turqi, ka detyruar qindra turistë britanikë të largohen të tmerruar. Incidenti ka lënë dhjetëra të plagosur dhe ka shkaktuar panik mes pushuesve që ndodheshin në zonë.

Sipas raportimeve nga The Sun, përleshja përfshiu mbi 100 anëtarë të një bande, të cilët hodhën shishe qelqi dhe sulmuan me thikë pronarin e një lokali VIP. Pronari u transportua me urgjencë në spital pas sulmit brutal. Pamjet tregojnë kaosin që shpërtheu në rrugë, ku banditë të armatosur me thika po kalonin përmes turmës.

Përplasje masive mes bandave në Turqi/ Policia "e
pamje nga vendngjarja

Incidenti ndodhi të shtunën në mbrëmje (7 shtatot), rreth orës 19:30, gjatë kohës kur shumë turistë ishin mbledhur në bare dhe restorantet për të ndjekur ndeshjen Angli-Irlandë. Një pushues britanik që po shijonte ndeshjen me familjen e tij, tha për The Sun: "Ne ishim ulur në lokal duke parë ndeshjen e futbollit dhe më pas një turmë e madhe u formua jashtë. Njerëzit po goditeshin me thikë dhe sulmuan pronarin e lokalit".

Dëshmitarët tregojnë se banditët gjuanin me pllaka trotuari dhe shishe, ndërsa vetëm disa policë u përpoqën të përballonin situatën kaotike. Oficerët e armatosur u detyruan të qëllonin në ajër për të shpërndarë turmën.

Përplasje masive mes bandave në Turqi/ Policia "e
pamje nga vendngjarja

Policia turke arriti të merrte nën kontroll situatën pas rreth një ore, duke pastruar zonën nga rrëmuja e shkaktuar. Ndërsa pronari i lokalit mbeti i plagosur rëndë./ ZËRI

Poll

MOS HUMB