Bota

Përmbyset varka me emigrantë në brigjet e Tunizisë, 5 të vdekur

Viktimat u gjetën në brigjet e Zarzis, në Tunizinë juglindore, ku autoritetet shpëtuan 24 persona.

f.t
Përmbyset varka me emigrantë në brigjet e Tunizisë, 5
foto ilustruese

TUNIZI- Pesë emigrantë u mbytën në përpjekje për të arritur në Evropë me varkë, njoftoi të shtunën Garda Kombëtare Tuniziane. Viktimat u gjetën në brigjet e Zarzis, në Tunizinë juglindore, ku autoritetet shpëtuan 24 persona. Sipas informacioneve të Gardës Kombëtare, varka  në të cilën ndodheshin emigrantët e paligjshëm lundruan nga brigjet e një “vendi fqinj”, që zakonisht i referohet Libisë.

Tunizia është, së bashku me Libinë, një pikë kyçe nisjeje për mijëra emigrantë që ikin nga varfëria dhe konflikti në pjesë të tjera të Afrikës dhe Lindjes së Mesme me shpresën për një jetë më të mirë në Evropë.

Poll

MOS HUMB