
AUSTRALI- Të paktën pesë persona kanë humbur jetën ndërsa dy të tjerë janë zhdukur pas një moti të ashpër që ka goditur Australinë. BBC shkruan se dy persona u zhdukën në brigjet e shteteve të Uellsit të Ri Jugor dhe Viktorias. Viktima e katërt u gjet mbrëmë në ujë pranë Tathras në Uellsin e Ri Jugor. Kjo ndodhi një ditë pasi një peshkatar 58-vjeçar dhe dy burra të tjerë u gjetën të vdekur.
Ekipet e shpëtimit po kërkojnë për një tjetër burrë pranë Sidneit. Gjithashtu të premten, një grua u mbyt dhe një burrë është zhdukur pasi grupi i tyre mbeti në det në San Remo të Victorias.
“Një nga gratë arriti të kthehej në breg, por gruaja tjetër dhe burri nuk mundën”, ka njoftuar policia e këtij vendi.
Kryeministrja e Victorias, Jacinta Allan, tha se ky është një fillim i tmerrshëm i fundjavës së Pashkëve.