Bota

Përsëritet tragjedia e Koçanit! Shembet çatia e një klubi nate, vdesin 98 persona

Qindra njerëz ishin brenda vendit dhe rreth 400 forca shpëtimi janë ende në kërkim të të mbijetuarve.

F.I
Përsëritet tragjedia e Koçanit! Shembet çatia e një
PAMJE NGA VENDI I NGJARJA

REPUBLIKA DOMENIKANE-Të paktën 98 persona janë vrarë dhe më shumë se 150 janë plagosur pasi një çati u shemb në një klub nate në kryeqytetin e Republikës Domenikane, Santo Domingo, raporton BBC. Ngjarja ndodhi në orët e para të së martës në një koncert të këngëtarit të njohur domenikan Rubby Pérez në klubin e natës Jet Set. Ai u raportua në mesin e të bllokuarve në rrënoja.

Qindra njerëz ishin brenda vendit dhe rreth 400 forca shpëtimi janë ende në kërkim të të mbijetuarve. Ekziston frika se numri i të vdekurve do të rritet më tej.

Drejtori i Qendrës së Operacioneve Emergjente (COE), Juan Manuel Méndez, tha se kishte shpresë që shumë nga ata që ishin nen rrenoja mund ishin ende gjallë.

Jet Set është një klub nate popullor në Santo Domingo, i cili organizon rregullisht koncerte me muzikë kërcimi të hënën në mbrëmje. Të pranishëm ishin politikanë, sportistë dhe figura të tjera të shquara.

Kujtojmë se pothuajse e njëjta tragjedi ndodhi edhe në Maqedoninë e Veriut, ku një klub nate në Koçan u përfshi nga zjarri. Si pasojë e zjarrit kanë humbur jetën 59 persona dhe 155 të tjerë janë plagosur. Në ambientet e lokalit ishin mbi 1500 persona, të cilët po ndiqnin një koncert muzikor. Dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike. Deri më tani janë ndaluar 15 persona, mes të cilëve edhe zyrtarë shtetërorë, ndërsa mbrëmë janë caktuar masa e paraburgimit për dhjetë persona. Disa nga të dyshuarit janë lënduar nga zjarri dhe ndodhen në spital./ZËRI

Poll

MOS HUMB