Bota

Petkoviç: Kosova i ndalon vizitën Kreut të Kishës Ortodokse dhe shtatë peshkopëve të Serbisë

Pas incidentit Kuvendi i Kishës Ortodokse nuk do të fillojë nesër punimet siç ishte planifikuar në Patriarkanën e Pejës, por prijësit fetarë do të mblidhen në Beograd.

f.t
Petkoviç: Kosova i ndalon vizitën Kreut të Kishës
Patriarku Porfirije

KOSOVË- Autoritetet në Prishtinë ia kanë ndaluar kreut të Kishës Ortodokse Serbe, patriarkut Porfirije, dhe shtatë peshkopëve tjerë, vizitën në Kosovë, ka thënë shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç. Ata po planifikonin të merrnin pjesë në hapjen ceremoniale të seancës së rregullt vjetore të Kuvendit të KOS në Patriarkanën e Pejës.

“Në orën 1:30 pasdite, patriarku serb është dashur të kalojë pikën administrative të Merdares, për të shkuar në selinë shekullore të kryepeshpokëve dhe patriarkëve, mirëpo në momentin kur është dashur të kalojë pikën, ka ardhur ndalesa prej Prishtinës, me arsyetimin se kreu i Kishës Ortodokse Serbe nuk mund të hyjë në territorin e Kosovës. Patriarku serb Porfirije, gjithmonë, në çdo rast dhe vend, bën thirrje për paqe dhe bashkëjetesë të serbëve dhe shqiptarëve në zonën e Kosovës dhe Metohisë. Fatkeqësisht, këto janë vlera dhe mesazhe që askush në Prishtinë nuk i kupton”, deklaroi Petkoviç.

Pas incidentit Kuvendi i Kishës Ortodokse nuk do të fillojë nesër punimet siç ishte planifikuar në Patriarkanën e Pejës, por prijësit fetarë do të mblidhen në Beograd, në kishën e Shën Savës në Vraçar, ku do të fillojë liturgjia në ora nëntë./ZËRI

Poll

MOS HUMB