Bota

Plagoset gazetari i REL-it në Ukrainë

Radio Evropa e Lirë tha se Yevchyn, i cili ka punuar në Ukrainë që nga viti 2018, u plagos në këmbë ndërsa filmonte një video pranë qytetit të vijës së pare të luftës, në Robotyne.

E.K
Plagoset gazetari i REL-it në Ukrainë
Dmytro Yevchyn

UKRAINË- Dmytro Yevchyn, një gazetar i Radio Evropa e Lirë, është plagosur këtë të mërkurë në rajonin e Zaporizhzhia, pas një sulmi me mortaja ruse mbi rajon. Radio Evropa e Lirë tha se Yevchyn, i cili ka punuar në Ukrainë që nga viti 2018, u plagos në këmbë ndërsa filmonte një video pranë qytetit të vijës së pare të luftës, në Robotyne.

Trupat ukrainase aty pranë i dhanë Yevchyn ndihmën e parë dhe e evakuan zonën. Ai më vonë u dërgua në një spital në qytetin e Zaporizhzhia. Mjekët i thanë Radios Evropa e Lirë se Yevchyn do të qëndronte në kujdesin intensiv për disa orë, por se një operacion I kryer ishte i suksesshëm.

Sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ), të paktën 17 gazetarë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit në shkallë të gjerë. Një numër i panjohur kanë mbetur të plagosur./ZËRI

Poll

MOS HUMB