Bota

Plasi keq! Kendrick Lamar "diss" Drake: Ai është pedofil

Në orët e para të së shtunës, më 4 maj, dy reperët publikuan dy këngë të reja brenda disa minutave sulmuan njëri tjetrin dhe dhjetra fjalë, madje edhe akuza të rënda. 

k.m.
Plasi keq! Kendrick Lamar "diss" Drake: Ai është pedofil
Kendrick Lamar dhe Drake

SHBA- Amerika dhe jo vetëm janë "zgjuar" me një sherr të ri, prej të cilit ende nuk po e mbledhin dot veten! Kendrick Lamar dhe Drake, dy reperët e kanë çuar konfliktin e tyre në ekstrem. Në orët e para të së shtunës, më 4 maj, dy reperët publikuan dy këngë të reja brenda disa minutave sulmuan njëri tjetrin dhe dhjetra fjalë, madje edhe akuza të rënda. 

Me "Meet The Grahams", Lamar lë të kuptohet se Drake ka një fëmijë, një vajzë, të cilën e mban të fshehtë nga bota, akuzë të cilës Drake iu përgjigj me "Family Matters".

"A mund ta gjejë dikush vajzën time të humbur? Të lutem ma dërgo,”- tha Drake, duke e akuzuar Lamar për dhunë ndaj të fejuarës së tij.

Nga ana tjetër, Lamar gjithashtu pretendoi se rivali i tij është i varur nga bixhozi, seksi, droga dhe alkooli. Ai i drejtohet edhe djalit të Drake, Adonisit, duke i thënë: Më vjen keq që ky njeri është babai yt! 

Në të njëjtën kohë, ai pretendon se njerëzit që punojnë në labelin e Drake janë akuzuar për abuzim seksual. Por nuk u ndal me aq! Më pak se 24 orë pas 'Meet The Grahams', ai publikoi një këngë tjetër, në të cilën ai indirekt e quajti Drake një 'pedofil'. Lamar pretendon se ka dëgjuar se Drake dëshiron të dashura më të reja se ai, madje i sugjeron që titullin e albumit nga "Certified Lover boy", ta ndryshojë në "Certified pedophile". Madje u bëri thirrje lojtarëve të NBA-së, LeBron James dhe Stephen Curry, që t'i mbajnë familjet e tyre larg Drake sepse "ai është jonormal"./ZËRI

Poll

MOS HUMB