
SHBA- Policia qëlloi për vdekje një burrë të martën rreth një milje larg vendit kryesor të Konventës Kombëtare Republikane në Milwaukee, sipas CNN. Dëshmitarët u shprehën se dy burra po ziheshin në një park kur njëri prej tyre nxori një thikë, me një efektiv që ndërhyri dhe neutralizoi personin e armatosur. Oficerët e përfshirë ishin nga Departamenti i Policisë së Columbus, Ohio.
“Asnjë zyrtar policor nuk është lënduar, por gjendja e të dyshuarit aktualisht nuk dihet”, thuhet në deklaratë.
Agjencia e Ohajos është përgjegjëse, midis disa departamenteve të tjera të policisë, për sigurinë në vendin e konventës republikane, vazhdoi deklarata. Departamenti i Policisë së Milwaukee pritet të japë informacion shtesë "pasi të bëhet i disponueshëm", thanë autoritetet në një postim në mediat sociale.
Sipas raportimeve, personi i vrarë nga zjarri i policisë ishte një i pastrehë që jetonte në një tendë në park./ZËRI