
ITALI- Një 22-vjeçar, Stefano Maggio, nga Cutrofiano (Leçe), vdiq në një aksident rrugor në kryqëzimin për San Donato.
Me të udhëtonte e dashura e tij, Elena Merico, moshatare dhe tetë muajshe shtatzënë. E reja në gjendje të rëndë u transportua në spitalin Vito Fazzi në Leçe, ku solli në jetë një foshnjë 3 kilogramë e 150 gram, në gjendje të mirë shëndetësore.
Sipas asaj që është rikonstruktuar deri më tani, makina Fiat Punto me të cilën udhëtonte çifti, rrugës për në spital për kontroll, u përmbys dhe përfundoi në parmakët e rrugës. Policia rrugore po heton në lidhje me shkaqet e plota të aksidentit.
Me ardhjen në jetë të djalit, nëna e re, pasi iu nënshtrua një skaneri CT, u transferua në reanimacionin e të njëjtit spital.
E nga shtrati i spitalit, në faqen e saj në Instagram, Elena Merico i ka lënë një lamtumirë emocionuese të dashurit. “Dashuria e jetës sime, kur fantazonim të kalonim pjesën tjetër të jetës së bashku, sigurisht nuk e imagjinoja kurrë se do të ishte kaq e shkurtër”, shkruan 22-vjeçarja në një Story.
"Unë shikoj djalin tonë dhe qaj", shton e reja, "nuk bëj gjë tjetër veçse mendoj se sa herë në këto muaj e kemi imagjinuar këtë moment, e megjithatë ti nuk je tani këtu me mua. Kur çdo gjë dukej se ishte perfekte, jeta të largoi nga unë".
“Fede dhe mua do të më mungosh shumë. Udhëtim të mbarë, do të dua gjithmonë”, përfundon ajo postimin./Zëri.ai