Bota

“Po takoj dikë dhe kthehem”: Influencerja franceze zhduket në mesnatë, trupi i saj gjendet i djegur në vreshta

Vlerësimi fillestar i prokurorit ishte se trupi i përkiste një gruaje të re, por nevojiteshin më shumë analiza për të konfirmuar se kush ishte.

F.I
“Po takoj dikë dhe kthehem”: Influencerja franceze zhduket
Sonia Bellina

FRANCË-Një ngjarje e rëndë ka tronditur Francën, ku një influencere 29-vjeçare është gjetur e pajetë në vreshta. Konkretisht trupi i pajetë dhe i djegur i Sonia Bellinës u zbulua në një vresht në Saint-Gilles, pranë Arles (Gard), nga një punëtor ferme të, më 12 gusht 2026.

Influencerja me 250 mijë ndjekës doli në mesnatë nga banesa për të takuar një burrë dhe fjalët e fundit për motrën ishin: “Po takoj dikë dhe kthehem menjëherë”. Pak më vonë telefoni i saj u fik.

Policia hapi një hetim për vrasje pasi një fermer gjeti një trup të shtrirë midis rreshtave të hardhive në fshatin pranë Nîmes më 12 gusht, por autoritetet nuk e konfirmuan identitetin e Bellinës për disa ditë.

Vlerësimi fillestar i prokurorit ishte se trupi i përkiste një gruaje të re, por nevojiteshin më shumë analiza për të konfirmuar se kush ishte. Në përditësimin e tyre të fundit të mërkurën, Gensac tha se autoritetet tani mund të konfirmojnë identitetin e Bellinës pas hetimeve të ndryshme dhe analizave të ADN-së.

BBC raporton se në lidhje me rastin janë arrestuar dy persona, për shkak të "provave që sugjerojnë përfshirjen e tyre të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në incident'. Hetimet vijojnë dhe detaje të reja pritet të dalin në dritë.

Poll

MOS HUMB