
KINË - Stuhitë dhe shiu i ngrirë kanë sjellë trafik masiv të makinave, në kulmin e nxitimit të udhëtimeve në Kinë për Vitin e Ri Kinez, duke i lënë shoferët të mbërthyer në makina, në autostradat e akullta dhe pasagjerët që përpiqen të ricaktojnë oraret për trenat dhe fluturimet e anuluara.
Moti i ashpër i dimrit, vjen pasi udhëtarët kinezë bëjnë një rekord prej 9 miliardë udhëtimesh gjatë periudhës 40-ditore "chunyun", kur miliona punëtorë urbanë përballen me stacione të mbushura me njerëz dhe bllokime të mëdha trafiku, për t'u kthyer në vendlindjet e tyre për festimet, të njohura gjithashtu në vend si ‘Festivali i Pranverës’.
Seksionet e 90 autostradave kryesore të prekura nga bora dhe akulli u mbyllën në të gjithë Kinën që nga mëngjesi i së martës, sipas Pekin News. Në provincat Hubei dhe Anhui të goditura fort nga moti i keq, temperaturat kanë rënë nën zero ditët e fundit. Mijëra punëtorë u vendosën për të rivendosur funksionimin e trenave dhe për të pastruar rrugët, njoftoi media shtetërore.
Video dhe imazhe të shumta që qarkullojnë në internet tregojnë një sërë makinash në dëborë, të bllokuara në autostrada. Të tjerë imazhe tregojnë turma pasagjerësh të bllokuar në stacionet e trenit. “Sot nuk niset asnjë tren. Ju lutemi vazhdoni dhe merrni rimbursimin tuaj”, thuhet në njoftim. Edhe pamjet në rrjet tregojnë makinat, që ndodhen në udhëkryq në trafik.
Në Kinën qendrore, trafiku u ndal, pasi dhjetëra autostrada u mbyllën në të gjithë Hubein dhe qindra fluturime u anuluan në qendrën tranzitore Uuhan gjatë fundjavës. Ky sezon festash shënon herën e parë në disa vite që shumë persona, në të gjithë Kinën kanë qenë në gjendje të udhëtojnë lirshëm për të festuar me miqtë dhe familjen, pas përfundimit të kontrolleve të ashpra Covid-19, që kishin kufizuar ashpër lëvizjen, që nga viti 2020. Pushimi i vitit të kaluar u zhvillua vetëm disa javë pasi ato masa u hoqën, për të përkuar me një valë infeksionesh në të gjithë vendin, që ndërlikoi udhëtimin./ZËRI/