Bota

Policia bastis Universitetin e Kolumbias, arreston me forcë dhjetra studentë që protestuan pro Palestinës

Dhjetra të arrestuar në Universitetin e Kolumbias, ndërsa policia ka bastisur ndërtesën

E.K
Policia bastis Universitetin e Kolumbias, arreston me forcë dhjetra
Momentet e shoqerimit me force te studenteve

SHBA- Policia e Nju Jorkut ka ndërhyrë në një prej sallave të Universitetit të Kolumbias, ku ishin ngujuar dhjetra studentë që protestuan pro palestinës. Studentët e ngujuar në këtë sallë, janë nxjerrë me forcë nga ana e policisë.  Aktivistët pushtuan ndërtesën e Hamilton Hall gati 24 orë më parë mes dy javësh protesta në kampus për luftën Izrael-Gaza, sipas CNN.

Rreth 50 studentë u arrestuan dhe u larguan nga ndërtesa, raportojnë mediat amerikane.

Pamjet e drejtpërdrejta treguan një varg të gjatë policie me pajisje kundër gazit, duke u ngjitur në ndërtesë përmes një dritareje të katit të dytë, duke përdorur shkallët.

Policia bastis Universitetin e Kolumbias, arreston me forcë dhjetra
Efektivet duke hyre ne ndertese

Oficerë të tjerë u përhapën në të gjithë kampusin, duke mbajtur turmat e protestuesve të tjerë dhe shikuesve, disa prej të cilëve brohorisnin: “Turp, turp!”.

Oficerët u panë duke udhëhequr protestuesit e prangosur drejt autobusëve të policisë jashtë portave të kampusit të Ivy League në Manhatanin e sipërm.

Studentët e Kolumbisë kanë protestuar kundër investimeve të universitetit të tyre me Izraelin dhe kishin vendosur një pankartë mbi ndërtesën duke e riemërtuar atë Salla e Hindeve sipas një vajze palestineze gjashtëvjeçare, Hind Rajab, e cila u vra në Gaza në shkurt.

Administratorët e universitetit kishin kërcënuar më parë me përjashtimin e studentëve në godinë.

Universiteti Columbia ka qenë pika qendrore e protestave të studentëve për luftën – demonstratat janë përhapur në universitete në të gjithë vendin në dy javët e fundit dhe qindra janë arrestuar./ZËRI 

Poll

MOS HUMB