Bota

Policia braziliane i konfiskon pasaportën ish-presidentit Bolsonaro

Bolsonaro thotë se aksioni ishte i motivuar politikisht.

k.m.
Policia braziliane i konfiskon pasaportën ish-presidentit Bolsonaro
Jair Bolsonaro

BRAZIL- Ish-presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro ka dorëzuar pasaportën e tij ndërsa hetimi vazhdon për sulmin e vitit 2023 në Kongresin e Brazilit nga mbështetësit e tij. Policia e akuzon atë se ka udhëhequr një komplot të dështuar për të qëndruar në pushtet pas humbjes së zgjedhjeve ndaj rivalit të tij të majtë, Luiz Inácio Lula da Silva.

Sipas BBC, Bolsonaro thotë se aksioni ishte i motivuar politikisht. Lidhur me rastin, tre nga aleatët e Bolsonaro janë arrestuar, pasi ata dyshohet se kanë komplotuar për të mbajtur Bolsonaron në pushtet pas humbjes së tij në zgjedhjet e tetorit 2022. Ish-presidenti pasi nuk fitoi zgjedhjet, nuk e nënshkroi dekretin për të vënë në lëvizje fazën përfundimtare të planit të dyshuar. Një burim i përfshirë në operacionet e policisë i tha agjencisë së lajmeve Reuters se bllokimi i pasaportës lë të kuptohet mundësinë e arrestimit të tij në të ardhmen.

“Ai u largua drejt Shteteve të Bashkuara duke ‘qarë’, sepse mund të ketë marrë pjesë në hartimin e tentativës për grusht shteti. Por, le të presim për hetimet. Shpresoj që së shpejti të kemi një përgjigje lidhur me atë që ndodhi realisht në Brazil,”- tha Presidenti Luiz Inacio Lula da Silva.

Bolsonaro i tha një gazete braziliane të enjten se ai u largua nga qeveria, por ende ishte “duke vuajtur nga persekutimi i pamëshirshëm”. Ai tha se vendi po drejtohej nga dikush tjetër dhe vëmendja duhet larguar nga ai. Konfiskimi i pasaportës shënon përshkallëzimin e hetimeve ndaj një politikani, që e paraqiste veten si versioni brazilian i ish-presidentit Donald Trump./ZËRI

Poll

MOS HUMB