
Pamje nga kontrollet
KOSOVË- Policia e Kosovës ka mësyrë këtë të shtunë në shtatë lokacione në pjesën veriore, lidhur me sulmin e armatosur ndaj Policisë në Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator. Raportohet se nga kontrollet janë zbuluar mjete shpërthyese, municione luftarake dhe armë zjarri.
Policia bën me dije se gjatë kontrolleve në katër lokacione në Mitrovicën e Veriut, dy në Zveçan dhe një në Banjskë. Në zonën e bastisjeve ka patur edhe pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR. Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Veton Elshani ka thënë se deri më tani nuk ka të arrestuar.
Poll