
Vizitorët në kopshtin zoologjik Bioparc në qytetin e Valencias, Spanjë, janë përballur me një pamje jashtëzakonisht prekëse për tre muajt e fundit, një shimpanze, e cila mban në krahë fëmijën e saj të vdekur për muaj me radhë dhe qan gjatë gjithë kohës. “Natalia” humbi fëmijën e saj kur ishte vetëm pak ditë. Që atëherë ajo duket se nuk mund të ndahet prej tij.
Ashtu si njerëzit, shimpanzetë mund të vajtojnë të dashurit e tyre, por ajo që është e pazakontë është një zi kaq intensive dhe e zgjatur. Natalia kishte humbur edhe një fëmijë në vitin 2018 dhe për këtë arsye ajo tani po vëzhgohet nga afër. Shimpanzetë janë ndër primatët më të rrezikuar në Afrikë, ku popullsia e tyre prej 100,000 deri në 200,000 vuan nga gjuetia pa leje, humbja e habitatit dhe sëmundjet./ZËRI