Bota

Presidenti i Argjentinës qëllohet me shishe (VIDEO)

Një burrë, që thuhet se ka qenë zyrtar lokal dhe aktualisht i pasatrehë, ka qëlluar mbi kreun e shtetit argjentinas, Javier Milei. Shishja që ai hodhi mbi Milein, plagosi një nga bashkëpunëtorët e presidentit.

D.XH
Presidenti i Argjentinës qëllohet me shishe (VIDEO)
Javier Milei

BUONES AIRES - Gjykatësi federal i Buenos Aires, Ariel Lijo, lëshoi një urdhër-arresti për një burrë, që dyshohet se hodhi një shishe ndaj presidentit Javier Milei, ndërsa autokolona e tij po shkonte nga Kongresi në Casa Rosada. Mësohet se shishja ka lënduar një nga rojet.

51-vjeçari u identifikua përmes pamjeve video të ngjarjes. “Kam folur me gjyqtarin Ariel Lijo, përgjegjës për çështjen, për një hetim të shpejtë mbi agresionin e djeshëm ndaj Presidentit të vendit. Nga incidenti, është plagosur zëvendëskomisioneri Guillermo Armentano”, tha ministrja e Sigurisë, Patricia Bullrich.

Autokolona presidenciale gjithsesi nuk u ndal nga sulmi. Agresori është një ish-nëpunës i këshillit bashkiak, i cili kohët e fundit ishte burgosur dhe gjatë jetës së tij kishte qenë përsëritës i veprave të vogla penale. Së fundmi, ai kaloi disa javë në burg, pasi u arrestua për vandalizëm të rëndë, ndërsa jetonte si i pastrehë në rrugët e Buenos Aires, ku, sipas gjykatës, ai filloi të përplaste derën e një makine me një shufër hekuri.

Pas arrestimit, gjykata detyroi burrin të mbajë një byzylyk, teksa iu ndalua të largohej nga qyteti i Buenos Aires./ZËRI/

Poll

MOS HUMB