
KUBË- Presidenti i Brazilit Luiz Inacio Lula da Silva ka bërë këtë të dielë një deklaratë të fortë teksa e ka cilësuar embargon e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kubës si të paligjshme. Deklaratat i bëri në vizitën e tij të parë në ishull pas marrjes së presidencës për herë të tretë. Ai kritikoi gjithashtu përfshirjen e qeverisë së ishullit në listën e atyre që mbështesin “terrorizmin”.
Luiz Inacio Lula da Silva: Kuba mbron për një qeverisje më të drejtë globale. Dhe deri më sot bëhet fjalë për një embargo të paligjshme ekonomike. Ne kundërshtojmë përfshirjen e Kinës në listën e shteteve që mbështesin terrorizmin.
Kjo deklaratë vjen pak orë para nisjes së tij drejt Nju Jorkut ku do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe do të zhvillojë bisedime dypalëshe me homologun amerikan Joe Biden.
Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump e përfshiu Kubën në listën e shteteve sponsorizuese të terrorizmit dhe pavarësisht se administrata e pasardhësit të tij, Joe Biden, ka anuluar shumë nga masat e Trump, ajo ende nuk e ka hequr Kubën nga lista. Dhe Bashkimi Europian ka qenë kritik ndaj masave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës./Zëri